Flash News

KRYESORE

Shqipëria në krah SHBA-së për Nismën e Rrjetit të Pastër, Balla: E përkrahim pasi ndihmon në mbrojtjen e privatësisë

Shqipëria në krah SHBA-së për Nismën e Rrjetit të

Pas përplasjeve të herëpashershme me Kinën, administrata e Trump ka ndërmarrë një veprim të menjëhershëm i quajtur “Nisma për Rrjetin e Pastër”, me qëllim mbrojtjen jo vetëm të kufijve fizikë por edhe kibernetikë, pra për të mbrojtur SHBA nga sulmet e jashtme. Kjo nismë është përkrahur nga disa vende aleate të SHBA, ndër të cilat edhe Shqipëria.

Lajmin se “Shqipëria i bashkohet nismës” e ka bërë me dije kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se vendi ynë “e përkrah këtë nismë pasi ky rrjet ndihmon në mbrojtjen e privatësisë të secilit përdorues të internetit.”

Postimi i Taulant Ballës:

Shqipëria përkrah SHBA në Nismën e Rrjetit të Pastër👍🇦🇱🇺🇸

Nisma e Rrjetit të Pastër është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut të paraqitura në botën e lirë nga aktorë autoritarë keqdashës.

Rrjeti i Pastër është i rrënjosur në standardet e teknologjisë digjitale të besueshme, të pranuara ndërkombëtarisht dhe është një reflektim i angazhimit tonë për një internet global të hapur, ndërveprues dhe të sigurtë, bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo përpjekje paraqet implementimin e një strategjie të qëndrueshme shumëvjeçare, gjithëpërfshirëse, të ndërtuar mbi një koalicion partnerësh të besuar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bashkuar në Rrjetin e Pastër nga më shumë se tridhjetë Vende të Pastra me orjentim të njëjtë dhe të cilët kanë kryer mbrojtjen e rrjeteve të tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm dhe transportuesit e konunikimit digjital.

https://www.state.gov/the-clean-network-safeguards-americas-assets/?fbclid=IwAR0JrXX2z1mwbLQ1yoAFQkJd1LKcTJBUSK7FVVsbeLtSZOpVd4PCEJo0sZc

Të fundit