Flash News

KRYESORE

“Shqipëria në prag konflikti”, Mediu flet për takimet në Bundestag: Rama kërkon të zhvillojë zgjedhje farsë

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zbardhur detaje nga takimet e fundit që ka zhvilluar në Bundestag. Mediu është takuar me anetarë të parlamentit gjerman të CDU dhe SPD, me Volkmar Klein, Albert Weller, Frank Heinrich (Chemnitz), Andreas Schwartz, Bernd Rutzel etj.

Mediu ka shprehur në Gjermani shqetësimin për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, të cilat sipas tij, janë tema që diskutohen në çdo takim të zhvilluar dhe bisedë që ai ka bërë me zyrtarë të lartë.

“Në takimin e Berlinit zhvillova takime në Bundenstag me anëtarë të Parlamentit Gjerman të CDU dhe SPD, Volkmar Klein, Albert Weller, Frank Heinrich (Chemnitz), Andreas Schwartz, Bernd Rutzel etj. Shqetësimi në Gjermani për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, janë prezent në çdo takim.

Informacionet zyrtare Gjermane dhe Britanike tregojnë se krimi i organizuar, trafiku i drogës me ndikim dhe lidhje në qeverinë shqiptare, është një problem serioz që ka tejkalur Shqipërinë. Ai është prezent në shumë vende të Europës.

Në takime theksova se në Shqipëri qëllimisht është shkatërruar sistemi kushtetues, qëllimisht po shkatërrohet pluralizmi politik. Vjedhja e votave nga bandat, me urdhër të Rilindjes në 2017, e kanë futur Shqipërinë në një krizë të paprecedente. Rama po kërkon të zhvillojë zgjedhje farse në 30 qershor, vetëm me një kandidat, të zgjedhur prej tij.

Shqipëria është në prag konflikti, prandaj mbështetja e Bundestagut, veçanërisht deklarata e Z Johann Wadephul, dhe Christian Schmidt, janë një mbështetje për ndalimin e marrëzisë së Ramës”, shprehet Mediu.

Të fundit