Flash News

KRYESORE

Shqipëria në pritje të negociatave/ Ambasadorja franceze: Do të jetë një vendim unanim, vonesat për shkak të problemeve të mëdha që ka sot Evropa

Shqipëria në pritje të negociatave/ Ambasadorja franceze: Do

Brenda pak ditësh Parlamenti Evropian do të marrë vendimin për çeljen ose jo të negociatave për integrimin në BE për Shqipërinë. Ministrja franceze Christine Vasac tha nga Korça se ky vendim do të merret në unanimitet.

“Nuk dua të fshihem pas gishtit. Ju keni ngritur pyetjet për rrugën europiane. Ju prisni, ne presim të gjithë bashkë përgjigjen e rëndësishme. Ne nuk dimë çfarë vendimi do jepet. Ky vendim do merret në unanimitet”, tha Vasac.

Ajo u shpreh se hapja e negociatave me Shqipërinë është është e rëndësishme pasi Franca ka një miqësi të vjetër me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ambasadorja franceze sqaroi se vonesat për nisjen e bisedimeve rreth çeljes së negociatave është normale në këto momente te vështira që po kalon Evropa. Ajo përmendi disa subjekte të rëndësishme  që kërkojnë vëmendje si  BREXIT, apo evenimentet në Siri. Vanac u shoreh se aktualiteti vonon mbledhjet e veta.

“Dje kancelarja Merkel dhe Macron janë takuar në një takim të rëndësishëm. Janë pyetje që na shpëtojnë dhe nuk i kapim dot. Është e vërtetë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin një vendim për hapjen e negociatave për në BE. Por ka subjekte që janë po aq të rëndësishëm siç është çështja e BREXIT. Ky është një problem i madh jo vetëm për Francën, por gjithë vendet e Europës dhe na intereson të gjithëve. Por ka gjithashtu subjekte të tjera siç është subjekti i evenimenteve në Siri. Është gjithmonë kështu. Aktualiteti vonon mbledhjet e veta. Por dijeni që dosja e hapjes së negociatave për Shqipërinë është shumë e rëndësishme sepse ne jemi miqësi e vjetër me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ambasadorja.

 

Të fundit