Flash News

KRYESORE

‘Shqipëria në tre pamje’, Patozi: Mjafton të lexosh tre personazhe

‘Shqipëria në tre pamje’, Patozi: Mjafton të lexosh

Astrit Patozi, kreu i Bindjes Demokratike shkruan se për ta kuptuar më mirë Shqipërinë e tanishme, nuk ka nevojë të lodhesh shumë.

Tre personazhe sipas Patozit, që kanë trajtuar gati njëkohësisht temën e shtimit të rasteve me Covid e paraqesin më së miri panoramën e vendit: Rama, Basha dhe aktorja e humorit Delinda Disha.

Shënimi i plotë në Facebook

SHQIPËRIA NË TRE PAMJE

Për ta kuptuar më mirë Shqipërinë e tanishme, nuk ka nevojë të lodhesh shumë. Mjafton të lexosh tre personazhe, që kanë trajtuar sot gati njëkohësisht temën e shtimit të rasteve me Covid 19, duke marrë vëmendje të madhe mediatike.

Kryeministri i vendit del live në facebook dhe deklaron me keqardhje se është shumë i shqetësuar për situatën, duke paralajmëruar popullin, se po nuk mori vesh me të mirë, ai do ta rikthejë dajakun e karantinës.

Kryetari i Partisë Demokratike, zoti Luli Basha, thotë në tëitter se fajin për valën e re të koronavirusit e ka Edi Rama, ngaqë nuk ka ndjekur dhe dëgjuar këshillat e tij. Tek e fundit, ai e ka bërë të vetën dhe i ka dalë borxhit.

Ndërsa aktorja Delinda Disha shkruan në instagram se Covid 19 është thjesht një gënjeshtër për t'i shkatërruar njerëzit ekonomikisht dhe psikologjikisht, por shqiptarët duhet të qëndrojmë të bashkuar për t'i thënë JO vaksinës (megjithëse ajo nuk është shpikur akoma).

Të fundit