Flash News

KRYESORE

Shqipëria në vend numëro. Komisioneri Hahn: Maqedonia e Veriut meriton hapjen e negociatave

Komisioneri për zgjerimin në BE, Johanes Hahn, përmes një reagimi në Twitter kërkon hapjen e negociatave për Maqedonine e Veriut, ndërkohë që bie në sy fakti që nuk përmend Shqipëria. Sipas tij, procesi i zgjerimit në BE duhet të mbështetet në meritat e secilit shtet dhe se sipas tij Maqedonia e Veriut ka bërë progres të madh në këtë drejtim.

Kjo është hera e para që Komisioneri për Zgjerimin në BE kërkon avancim të procesit të integrimit të një shteti, pa u penalizuar nga situata në shtete të tjera.

Kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë është shprehur sot edhe kreu i opozitës franceze, që nënvizon se në vend ka nivel të lartë krimi dhe korrupsioni.

Vendimi që ishte planifikuar për tu dhënë në Qershor është shtyrë në Shtator. Është hera e tretë që Shqipëria aplikon për hapjen e negociatave teksa dy herët e para eshtë refuzuar.

Të fundit