Flash News

KRYESORE

Shqipëria në vendnumëro, Mali i Zi gati të antëtarësohet në BE: Ne nuk mund të presim asnjë vend tjetër

Shqipëria në vendnumëro, Mali i Zi gati të

Në një kohë që vendi ynë nuk ka nisur ende procesin e hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Malin e Zi.

Vendi fqinj po përgatitet të hapë kapitullin e fundit, që i mundëson anëtarësimin në Unionin e Bashkuar.

"2025 është një kornizë ambicioze, por edhe realiste dhe e arritshme, sepse Mali i Zi mund të jetë gati edhe para kësaj date", tha kryenegociatori Aleksandar Drljeviç në një prononcim për agjencine e lajmeve, European Western Balkans.

Sondazhet e fundit kanë treguar se rreth dy e treta e qytetarëve malazez përkrahin anëtarësimin në BE.

"Një shumicë e qëndrueshme e dy të tretave të qytetarëve mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në BE, i cili ka qenë një element i rendesishem përgjatë viteve dhe mund të jemi krenar për faktin se vendi ynë ka një mbështetje të qëndrueshme, e shprehur përmes mendimit pozitiv të qytetarëve për qëllimin tonë kryesor - anëtarësimin në BE ", shtiu Drljeviç.

Eshte folur se mund te kete anetaresim te perbashket te te gjithe vendeve te Balkanit Perendimor, por kjo u hodh poshte nga Drljeviç duke pohuar se Mali i Zi nuk do te pres asnje vend tjeter, por se do te ndjek rrugen e vet.

Të fundit