Flash News

KRYESORE

Shqipëria nën vëzhgim, 60 milionë lekë për pajisjen me kamera

Në kushtet kur në Shqipëri po ndodhin vjedhje, vrasje, trazira, Ministria e Brendshme gjatë këtij vitit do të shpenzojë mbi 60 milionë lekë për blerjet në funksion të rritjes së sigurisë publike.

Rreth 80% e këtij fondi do të shkojë për pajisjet e përgjimit ku përfshihen ato për policinë shkencore dhe kriminale, shtimi i serverave si edhe mjete lundruese për drejtorinë kufitare bregdetare. Ministria e Brendshme ka rritur vëmendjen ndaj policisë duke rritur buxhetin, ku vetëm për gardën fondi është dyfishuar.

Buxheti i akorduar nga qeveria për këtë institucion, për vitin 2018, kap vlerën prej 21.1 miliardë lekësh , buxhet i cili shënon një rritje prej 8.4% krahasuar një vit më parë .

 Xhafaj  më herët shtoi se do të ketë dhe fonde shtesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të cilat do të investohen në teknologji dhe në asistencë.

Të fundit