Flash News

KRYESORE

Shqipëria një hap më pranë BE-së, por Edi Rama nuk heq dorë nga veprimi jo-transparent dhe anti-demokratik

Shqipëria një hap më pranë BE-së, por Edi Rama nuk heq

Me propozimin e Komisionit Europian për të hapur negociatat më Shqipërinë, vendi ynë ka bërë një hap më pranë Bashkimit Europian, megjithatë, ky moment nuk e ka ndihmuar kryeministrin Edi Rama që të reflektojë dhe të heq dorë nga veset e tij anti-demokratike.

Me një sjellje aspak transparente, kryeministri Rama doli sot në konferencë për të thënë se Shqipëria ka fituar shumë me propozimin e Komisionit, por nuk pranoi asnjë pyetje nga gazetarët. Pasi lexoi çfarë kishte shkruar në një cop letër, Rama u largua nga salla.

Interesi i publikut në këtë moment është i madh për arsye se mediat e huaja raportojnë për një hezitimin e Francës dhe Gjermanisë për të dhënë miratimin për hapjen e negociatave. Pavarësisht propozimit të Komisionit Europian, vendimi përfundimtar merret nga shtetet anëtare, por Rama nuk ka pranuar të pyetet për këtë çështje dhe shumë të tjera që pritet të ndikojnë në qëndrimin e ‘të mëdhenjve’ të Europës.

Të fundit