Flash News

KRYESORE

Shqipëria nuk i mjafton as asaj, blogerja braktis përfundimisht Shqipërinë për të ardhmen e fëmijëve

Shqipëria nuk i mjafton as asaj, blogerja braktis përfundimisht
Shumë shqiptarë po e braktisin Shqipërinë dita ditës. Një familje tjetër ju shtua Amerikës dhe ju pakësua Shqipërisë. Blogerja Estela Ujka dhe familja e saj janë shpërngulur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Estela sapo është bërë nënë për herë të tretë me vajzën Brooklyn Damar, të cilën po ashtu e solli në jetë para disa muajsh në Amerikë. Në një postim në Instagram, Ujka ka treguar dhe arsyen e madhe që bëri atë dhe familjen të braktisnin Shqipërinë. “Përshëndetje miq, duhet të jem e sinqertë me ju që në Neë York nuk jam për NYFË por për një të ardhme më të mirë për fëmijët. Edhe pse fillimi pritet të jetë i vështirë unë nuk kam ndërmend të dorëzohem, ndaj do më duroni dhe këtej me postime simpatike. Siç është ky i radhës. Më besoni që kjo nuk është pamja e zakonshme këtu do flasim për të gjitha, por le të themi është zgjedhja ime e parë. Kjo është lagja ku jetoj dhe fotot janë realizuar me Lorest ndaj mendoj se hapin e parë e bëmë. Ju përshëndesim nga NY dhe shihemi në postimin tjetër. Ah po tani duhet të filloj të postoj dhe në anglisht”, ka shkruar Estela. Estela dhe i shoqi kishin një jetë normale në Shqipëri dhe biznese po ashtu, por Shqipëria nuk u mjaftoi as atyre.
 
View this post on Instagram
 

Mom Knows Best #nyfw #zara

A post shared by Estela Ujka (@estelaujka) on

 
View this post on Instagram
 

Hello NYC we are back

A post shared by Estela Ujka (@estelaujka) on

Të fundit