Flash News

KRYESORE

“Shqipëria nuk zhvillohet kështu”, gazetari i përgjigjet ministrit Pacolli: Te hoteli yt pagova 180 euro, s’ndizej as TV

“Shqipëria nuk zhvillohet kështu”, gazetari i

Sjellja arrogante e një punonjësi hoteli në Durrës ndaj një pushuesi nga Kosova ngjalli reagimin e Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli ditën e djeshme. Në një postim në Facebook, teksa publikoi mesazhet me përmbajtje fyese, Pacolli shkruante se Shqipëria nuk mund të bëhet në këtë mënyrë, ndërsa e konsideroi rastin si shembull të tmerrshëm.

Pas kësaj deklarate ka reaguar gazetari Agim Xhafka. Me tone ironizuese, Xhafka i shkruan Pacollit, “Kështu jemi gatuar ne shqipot, Behgjet vëllai, njësoj si ansej këtej”.  Më tej i përmend rastin në hotelin e Pacollit në Kosovë ku s’punonte as TV e iu desh të paguaj 15 euro për parkim.

“Behgjet Pacolli dje ka shkruar me indinjatë se një recepsionist hoteli në Durrës është sjellë arrogant me një kosovar.

Kështu jemi gatuar ne shqipot,Behgjet vëllai. Njësoj andej e këndej. Para ca kohe kam bujtur te hoteli yt “Daimond” në Prishtinë. Pagova 180 euro për një natë dhe veç abazhurëve pa llampa tre herë kërkova ndihmë për tv se ndizej,por nuk shfaqte asnjë stacion.

Dhe qershia mbi tortë ishte kur në mëngjes më kërkuan 15 euro për makinën që fjeti jashtë.

Ndaj byrazer Behgjeti njësoj jemi. Por ti nisja nga vetja,nga të tutë. Me këtë durrsakun do merrem unë. Pa merak”. shkruan gazetari në Facebook.

Të fundit