Flash News

KRYESORE

“Shqipëria pa akses në informacionet e NATO-s”. Zyrtarja e organizatës komenton për 'Politiko' deklaratën e Kryemadhit

“Shqipëria pa akses në informacionet e NATO-s”. Zyrtarja e

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se NATO i ka bllokuar aksesin autoriteteve shqiptare në informacionet e klasifikuara. Në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Kryemadhi sqaroi se Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ka humbur besimin te qeveria shqiptare që prej vitit 2014.

Politiko.al, duke iu referuar deklaratës së Kryemadhit kontaktoi me zyrën e shtypit të NATO-s, që hodhi poshtë këtë deklaratë, duke sqaruar shkurtimisht  se Shqiperia ka akses ne informacionet e tyre.

Zëdhënësja Daniele Riggio u shpreh: “Shqipëria ka qasje në të gjitha informacionet e klasifikuara të NATO-s, si të gjitha vendet anetare”, konfirmoi ajo.

Kryemadhi e mbeshteti argumentin e saj ne faktin se kufijte e vendit jane te pasigurte dhe se Shqiperia eshte kthyer ne 'hambar' te kultivimit te drogerave.

Të fundit