Flash News

KRYESORE

Shqipëria pa futboll; pasojat e një vendimi të paralajmëruar

Shqipëria pa futboll; pasojat e një vendimi të paralajmëruar

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot në mesditë se ndeshjet e të gjitha niveleve do të shtyhen për një afat të pacaktuar, si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit (BASHF) për të bojkotuar të gjitha ndeshjet deri në rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume.

Megjithatë, vendimi deri diku i pritur të sjellë kosto për klubet, që ishin përgatitur të luanin ndeshjet sipas programit.

Së pari: Stafet teknike të ekipeve janë të detyruara të ndryshojnë programin stërvitor, për një afat të pacaktuar.

Së dyti: Vendimi do të sjellë edhe shtyrjen e datës së përfundimit të kampionatit, që me gjasa do të mbyllet në Qershor.

Së treti: Do të dëmtohet imazhi i futbollit shqiptar, që përveç trukimeve, do te permendet edhe për dhunën dhe pasigurinë në stadiume.

Të fundit