Flash News

KRYESORE

Shqipëria përgatitet për ndeshjen me Izraelin, ‘armiku’ i Berishës: Gjeste të tilla nuk do përsëriten

Shqipëria përgatitet për ndeshjen me Izraelin,

Kombëtarja shqiptare do të luajë të premten ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve kundër Izraelit në ‘Elbasan Arena’, me të cilin u ndeshën edhe në kualifikueset e Kupës së Botës ‘Rusi 2018’.

Skuadra izraelite ka rikthyer në ekip edhe sulmuesin Eran Zahavi, i cili kujtohet për provokimin që i bëri portierit Etrit Berisha duke e detyruar këtë të fundit të marrë karton të kuq, ndërsa kuqezinjtë humbën 3:0.

31-vjeçari, i cili aktivizohet në Kinë me skuadrën e Guangzhou u përjashtua nga skuadra rreth vit më parë për shkak të sjelljes së tij ndaj trajnerit dhe drejtuesve të federatës, megjithatë ka premtuar se një gjë e tillë nuk do të përsëritet më.

“Unë kërkova falje menjëherë pas ndeshjes, por jo para të gjithëve. Gjërat nuk shkuan edhe aq mirë herën e fundit që më intervistuat”, tha ai para gazetarëve në grumbullimin e kombëtares. “U thanë disa fjalë që nuk harrohen lehtë, por ne jemi këtu që të nisim një rrugëtim të ri. Erdhëm këtu që të bëjmë më të mirën për ekipin”.

“Nuk jam egoist, kërkoj ndjesë për atë që ndodhi. Ajo pasdite nuk mund të ishte fundi im në ekipin kombëtar. Pres një të ardhme më të mirë nga tani e tutje. Që në bisedën me menaxherin vendosëm të linim gjithçka menjëherë pas krahëve. Ajo që mësova nga kjo gjë është që herën tjetër nuk do t’ia dalë askush të më çekuilibrojë. Nuk jam më kapiteni, por nëse më japin shiritin, gjëra të tilla nuk do të përsëriten”, premtoi Zahavi para gazetarëve.

Të fundit