Flash News

KRYESORE

Shqipëria po digjet, Rama nuk dëgjon zërat nga flakët, por ato që vijnë nga votat...

Duket sikur Kryeministri Edi Rama nuk jeton kohën e sotme, por atë që do vijë. I zhytur në “studime”, facebook, pushime, larg zjarreve, turizmit me 100 halle, aksidenteve, ai vijon të detajojë atë se çfarë do të bëjë nga shtatori e tutje. Këto dëme të mëdha kolosale në ekonomi, nga zjarret, në muajin gusht, Ramës nuk i bëjnë përshtypje. Ai analizon zgjedhjet, qark më qark, votuesit, planifikon ndërhyrje, merr sugjerime. Etj. Edhe sot ka publikuar “hallet” e elbasanllinjve. Ose nuk duan punë, ose Lal Qazimi i ka zgjidhur ca halle aty, nuk ankohen qytetarët për punë, as për ujë, as për rrugë, por fshatarët po. Ata duan punësimin e të rinjve, bijve të tyre të papunë, duan ujë, rrugë lidhse mes fshatrave, duan vaditje...

Pasditen e sotme ai ka publikuar një tjetër raport, atë të dëgjesave në Elbasan.

Në raport evidentohen si më të përmendurat, kërkesat për ujë të pijshëm, punësimi rinor, investimet në sistemin vaditës, investimet në rrugët rurale, etj.

 “Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Elbasanit, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport”-shkruan Rama.

Të fundit