Flash News

KRYESORE

Shqipëria rrezikon negociatat, Rama surprizon me deklaratën për Turqinë: Jemi dy shtete me një ambicie për të ardhmen

Shqipëria rrezikon negociatat, Rama surprizon me deklaratën për

Në një kohë kur anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Europian as që nuk hidhet për diskutim dhe Shqipëria rrezikon veton e disa shteteve për hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë surprizuese.

Në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO), Rama foli për ambicien e mëdha të të dyja shteteve për të ardhmen që i bashkon. Rama nuk sqaroi se cila është kjo e ardhme e përbashkët, pasi brenda Bashkimit Europian duket e pamundur.

"Ne jemi dy vende me një histori që na lidh dhe me një ambicie të madhe për të ardhmen që na bashkon. Që prej daljes nga errësira e izolimit komunist, Shqipëria ka pasur në krah Turqinë, me një kontribut të vazhdueshëm, ndihmë dhe asistencë teknike në të gjitha fushat, nga infrastruktura, tek shëndetësia, bujqësia e kultura. Mijëra studentë shqiptarë janë arsimuar dhe trajnuar në shkollat e universitetet civile e ushtarake të Turqisë, duke u bërë një urë e rëndësishme lidhëse e duke mishëruar në të njëjtën kohë, një ndër shembujt më të shkëlqyer të kësaj miqësie dhe të mbështetjes së popullit dhe të vendit mik", tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë theksoi se në çdo rast emergjencash dhe situatash të vështira për shkak të fatkeqësive natyrore, Turqia ka qenë gjithnjë i pari vend që ka nisur ndihmat dhe mbështetjen konkrete të nevojshme.

Sipas tij, vëllimi i shkëmbimeve tregtare vitin e shkuar u rrit rreth 10 për qind, krahasuar me një vit më parë, por ai shtoi se shifra tërësore është jashtëzakonisht e vogël për potencialin e madh.

Ekskluzive/ Qeveria e Hollandës zyrtarizon qëndrimin: Nuk hapen negociatat për Shqipërinë; duhen rezultate të shkëlqyera

Të fundit