Flash News

KRYESORE

‘Shqipëria rrezikon një konflikt civil?’ Kryemadhi: Kjo i intereson Ramës, sepse…

‘Shqipëria rrezikon një konflikt civil?’ Kryemadhi: Kjo i

Në një lidhje direkte me studion e “Të paekspozuarit” kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, duke folur për situatën e rënduar politike në vend tha se Ramës i intereson që vendi të shkojë në një konflikt civil. Kryemadhi tha se përgjimet e Bild janë aq të rënda sa do të kishin hedhur në erë edhe ballkanin.

"Sa për të qeshur më vjen aq edhe keq për një kryeministër që ka shumë përgjegjësi për shqiptarët.  Ato përgjime do të kishin hedhur në erë ballkanin. Mjafton të marrësh pjesën kur Rama thotë a e keni realizuar objektivin. Një ministër i ekonomisë, që thërret një furgon me kriminelë për zgjedhje, në vend që kriminelët të jenë në burg, është sa për të qeshur aq edhe serioze.  Zgjedhje nuk ka. Unë them që do ketë zgjedhje për kryetar partie. Në 30 qershor ka shanse të bëhen zgjedhje për kryetar të PS. Një konfikt civil do ishte në interes të Ramës”-tha Kryemadhi.

Të fundit