Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Shqipëria rrezikon të behët një narko-shtet”, Berisha komenton analizën e medias italiane
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas një analize të publikuar në një media italiane, ku ndër të tjera theksohej se Shqipëria mund të bëhet një Meksikë e re në Evropë. Në një status në ‘Facebook’, Berisha shkruan se artikulli i “Il giornale indipentente del Mezzogiorno” është damkosës dhe tronditës.
Autori Vincenzo Musacchio shkruan se vendi ynë është bërë burim për drogëra, por dhe një vend tranzit ku kalon shumica e trafikut te lendeve te forta narkotike.
“Sot, mbi 50% e gjithë opiumeve, kokainës, heroinës e morfinës së sekuestruar në Evropë kapet pikërisht në rrugën Adriatike, e cila sjell drogën nga Afganistani, duke kaluar përmes Iranit, Turqisë e vendeve jug e juglindore të Evropës”, shtohet më tej në shkrim.
Artikulli i plotë:
Trafiku ndërkombëtar i drogës kalon nëpër zemër të Shqipërisë, nëpërmjet rrugës “Adriatik”, që përdoret për të sjellë drogë nga Italia në Evropë. Një sipërmarrje e drejtuar nga organizatat kriminale shqiptare, në veçanti nga mafiet e Vlorës e Durrësit dhe ajo e kryeqytetit. Shqipëria është bërë nyje thelbësore për narkotrafikun evropian e ndërkombëtar.
Nëse fillimisht organizatat kriminale shqiptare, në veçanti ato bregdetare, ofronin ekskluzivisht mbështetje logjistike për kartelet, me kalimin e viteve raportet kanë ndryshuar: disponueshmëria e madhe e mjeteve dhe burimeve ekonomike i ka dhënë mundësi mafias së vendit të shqiponjave të bëhen liderë të padiskutueshëm të trafiqeve të paligjshëm të drogës dhe armëve.
Sot, mbi 50% e gjithë opiumeve, kokainës, heroinës e morfinës së sekuestruar në Evropë kapet pikërisht në rrugën Adriatike, e cila sjell drogën nga Afganistani, duke kaluar përmes Iranit, Turqisë e vendeve jug e juglindore të Evropës. Ëorld Drug Report 2018, raporti mbi tregun botëror të drogës i publikuar nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimet, i konfirmon këto të dhëna. Shqipëria është vend-tranziti kryesor për të gjitha drogat, përfshirë edhe ato që vijnë nga Amerika e Jugut.
Afera me vlerë miliarda euro në duart e klaneve të pranishëm në të gjithë territorin: në Shqipëri manaxhohen në nivelin maksimal trafiqe, investime ekonomike dhe riciklim parash të pista. Por prania e grupeve të shumtë të organizuar dhe shumat e jashtëzakonshme që fitojnë bëjnë që klanet të jenë në luftë të vazhdueshme mes tyre për menaxhimin e një prej bizneseve më fitimprurës në botë.
Në Tiranë dhe në pjesë të ndryshme të vendit në muajt e fundit janë regjistruar vrasje të shumta që çojnë direkt te lufta për dominimin e trafikut të drogës midis grupeve mafioze. Çdo ditë, lufta midis grupeve rivale për kontrollin e territorit dhe tregut të drogës po bëhet përherë e më e përgjakshme deri në atë pikë sa të fusë në krizë edhe qeverinë shqiptare që ka brenda saj eksponentë të lidhur me mafiet lokale.
Autoritetet shqiptare duket se nuk po impenjohen në luftën kundër organizatave kriminale, ndërkohë që ekzekutimet në rrugët e qyteteve vazhdojnë prej vitesh, siç shkruan media vendase. E konfirmojnë edhe shifrat e ofruara nga Europol që analizon gjithë vrasjet e verifikuar në Shqipëri nga 2015 deri sot. Autoritetet thonë se mbi 200 personat e vrarë janë të lidhur në njëfarë mënyre me pistën mafioze, ndonëse vetëm pak raste janë zgjidhur vërtet me dënimin e fajtorëve. Për mbi 80% të vrasjeve nuk ka as të dyshuar.
Të dhënat e mbledhura tregojnë që aktet përbëjnë rrezik të madh edhe për qytetarët. Pjesa më e madhe e ekzekutimeve bëhet në mes të ditës e në vende publike: në shkurt, dy kalimtarë për pak sa nuk u kapën nga shpërthimi i makinës së një të dyshuari si trafikant droge.
Që kur Shqipëria është impenjuar në luftën kundër mafias, e detyruar nga Bashkimi Evropian, pak ka ndryshuar. Arsyeja pse pjesa më e madhe e vrasësve ende nuk është identifikuar është lidhja midis kriminalitetit të organizuar dhe politikës e me struktura të policës, drejtësisë dhe shërbimet e sigurisë. Mafiat e vendit janë shumë të fuqishme dhe raportet mes klaneve, politikës dhe forcave të rendit janë të njohura.
Klodiana Lala, gazetarja e kronikës, me një karrierë të kaluar mes raportimit të aferave të grupeve kriminale në ekspansion të vazhdueshëm, konfirmon ekzistencën e lidhjeve të forta midis bosëve të narkotrafikut dhe institucioneve publike shqiptare. Nuk është gjë e re që politika të ketë lidhje me organizata kriminale, por tani kemi arritur në pikën që mafia ka hyrë në parlament. Ish-ministri i brendshëm i qeverisë aktuale të Edi Ramës është nën hetim për trafik ndërkombëtar droge dhe favorizim të klanit Habilaj.
Kushëriri Moisi tani është në burg në Catania. Edhe për këtë, pak ditë më parë, prokurori kombëtar anti-mafia De Raho, në vizitë në Tiranë, paralajmëroi që mafia rrezikon të bëhet investuesi më i madh në ekonominë shqiptare. Mafia emergjente evropiane është ajo shqiptare, e fortë, e egër dhe e lidhur pothuajse kudo me mafiet autoktone të territoreve ku futet. Bashkëpunimet kriminale janë të vazhdueshme me të gjitha grupet mafioze (Ndrangheta, Cosa Nostra, Camorra, mafia Puljeze) siç e vërteton menaxhimi i drogës në rrugë, që në 80% i jepet kriminalitetit vendas nga klanet shqiptare.
Në Abruzzo e Molise, klanet shqiptare kanë rol dominues në shpërndarjen e heroinës e kokainës për Camorran dhe mafien foxhane dhe garganike. Me bekimin e mafieve vendase, shqiptarët munden të veprojnë lirisht në territoret e tyre, duke imponuar rregullat e tyre të ashpra. Kërcënimi i grupeve kriminale shqiptare në Itali tashmë është një alarm që nuk duhet nënvlerësuar. Pellgu i Adriatikut (brigjet puljeze dhe molisane) janë vendi kryesor i penetrimit në Itali, por tani mund të thuhet pa frikën e përgënjeshtrimit se mafia shqiptare është e pranishme në mënyrë masive në të gjithë gadishullin Apenin.
Nëse vazhdohet me këtë hap, Shqipëria mund të bëhet një Meksikë e re në Evropë. Për fat të mirë ende nuk është bërë, por mund të bëhet. Kriminaliteti shqiptar po ristrukturohet në formë të organizuar dhe askush nuk duket se di si t’i përgjigjet këtij mutacioni që nëse shkon deri në fund mund ta bëjë Shqipërinë një narko-shtet të vërtetë sipas modelit amerikanojugor.
Vincenzo Musacchio eshte President i Osservatorio Antimafia në Rajonin Molise.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38