Flash News

KRYESORE

Shqipëria rrugë e re për refugjatët; shifrat zyrtare të personave të ndaluar në 10 ditë

Shqipëria rrugë e re për refugjatët; shifrat zyrtare të

Një ditë pasi Drejtori i Agjencisë Europiane të Kufijve, FRONTEX, konfirmoi faktin se Shqipëria ka hyrë në listën e shteteve nga të cilat kalojnë emigrantët e paligjshëm, Ora Neës zbardh numrin e refugjatëve nga vendet e lindjes që janë ndaluar në dhjetë ditët e fundit.

Sipas ‘Ora Neës’ 106 refugjatë janë kapur nga policia shqiptare nga data 22 maj deri në datën 2 qershor. Sipas kësaj statistike të dhënë nga vetë policia, çdo 24 orë në vendin tonë ndalohen mesatarisht 10 refugjatë të huaj.

Numri më i madh i personave të kapur brenda territorit shqiptar i përket shtetasve nga Siria, ndërsa janë regjistruar edhe raste të ndalimit të shtetasve nga Jemeni, Iraku, Algjeria, Libia dhe Pakistani.

Pak ditë më parë, kryeministri shqiptar Edi Rama është shprehur se në Shqipëri, përgjatë muajve të parë të këtij viti, janë ndaluar rreth 2000 emigrantë, ndërsa në Malin e Zi ishin 1200 të tillë. Autoritetet malazeze kanë deklaruar së fundi se pas fluksit të refugjatë po shqyrtojnë planin për ndërtimin e një gardhi në kufi me Shqipërinë.

Refugjatët në 10 ditë:

2 qershor 2018

12 libianë, marokenë e algjerianë në Tiranë

1 qershor 2018

1 shtetas nga Iraku, 2 nga Siria, në Tiranë

31 maj 2018

14 sirianë, 1 nga Jemeni në Kapshticë e Shkodër

30 maj 2018

16 sirianë kapen në Tiranë, hynë nga Kakavija

3 sirianë në malin e Taraboshit, nga Kakavija

27 maj 2018

4 pakistanezë, 2 sirianë, hynë nga Kakavija

26 maj 2018

23 pakistanezë, hynë nga Kakavija

24 maj 2018

19 jemenas, sirianë, algjerianë e libianë

22 maj 2018

3 irakenë, 6 pakistanezë në Tiranë

Të fundit