Flash News

KRYESORE

Shqipëria shënon numrin më të lartë të personave me Covid-19 në 24 orë, 304 të prekur në total

Shqipëria shënon numrin më të lartë të personave

Shënohet numri më i lartë i konfirmuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Sipas MSH, së fundmi janë evidentuar 27 raste të reja, duke e çuar në 304 numrin total të personave të prekur me coronavirus në vendin tonë dhe 16 viktima.

"Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 304 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 13 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Gjatë orëve të para të mëngjesit janë transportuar në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, 3 paciente nga spitali Infektiv.

Aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 4 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve në gjendje të rënduar (të intubuar).

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 77 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë 146 raste

- Durrës 32 raste

- Lushnje 4 raste

- Elbasan 8 raste

- Fier 25 raste

- Kavajë 8 raste

- Rrogozhinë 2 raste

- Korçë 16 raste

- Vlorë 5 raste

- Shkodër 22 raste

- Lezhë 11 raste

- Berat 1 rast

- Has 8 raste

- Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

- Pukë 4 raste

- Mirditë 3 raste", sqaron MSH.

https://politiko.al/12-raste-te-reja-ne-24-ore-pse-u-dyfishua-numri-i-te-prekurve-me-covid-19-ne-shkoder/

Të fundit