Flash News

KRYESORE

Shqipëria shpall ‘non grata’ dy diplomatë rusë, Ambasadori thërritet në Ministrinë e Jashtme

Shqipëria shpall ‘non grata’ dy diplomatë rusë,

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka vendosur të shpallë ‘non grata’ dy diplomatë që shërbenin në Ambasadën e Rusisë në Tiranë. Vendimi i është komunikuar sot ambasadorit Aleksandër Karpushin, i cili është thirrur në Ministrinë e Jashtme.

Sipas deklaratës së MEPJ, veprimtaria e dy diplomatëve nuk përputhej me statusin e tyre diplomatik, ndërkohë që nuk jepen më shumë të dhëna.

“Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, SH.T.Z. Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”, thuhet në reagimin e MEPJ-së.

Ndonëse nuk është komunikuar zyrtarisht nga Ministria e Jashtme, kryeministri Edi Rama mësohet të jetë shprehur në mbledhjen e Grupit Parlamentar se, dëbimi i diplomatëve është vendosur në koordinim me Bashkimin Europian, NATO-n dhe Britaninë e Madhe pas helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal.

Mëngjesin e sotëm SHBA urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë ndërsa Gjermania dhe Franca vendosën dëbimin e 4 diplomatëve rusë.

Të fundit