Flash News

KRYESORE

Shqipëria shpall "non grata" eurodeputeten qipriote

Shqipëria shpall "non grata" eurodeputeten qipriote

Në një deklarate urgjente për mediat, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme kërkoi shpalljen "non grata" të eurodeputetes qipriote Eleni Theocarus.  Në deklaratën për mediat nga Glevin Dervishi, Këshilltar për Rajonin i Ministrit Bushati, ka bërë  publik vendimin e marrë për eurodeputeten.

Ne bashkëveprim nderinstitucional dhe pas vlerësimit të kryer nga institucionet e specializuara, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i propozoi Ministrisë së Brëndshme shpalljen non grata (person i padeshirueshëm në Shqipëri) te eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous.

Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit te saj ne Parlamentin Evropian, pas vlerësimit dhe në mbështetje të propozimit te MEPJ, gjykuar ne materialet referuese të administruara nga Ministria e Brendshme vendosi te miratoje kërkesën e MEPJ.

Deklarata e plotë:

Shfaqja e orkestruar si një provokim agresiv në Bularat, e cila e ktheu një ceremoni mortore në një manifestim sfidues ndaj rendit kushtetues, sigurisë e qetësisë publike të Republikës së Shqipërisë, me thirrje ekstremiste, nxitje të urrejtjes dhe thirrje për përçarje mes qytetarëve shqiptarë me kombësi shqiptare e greke, ishte e papranueshme për shtetin e për shoqërinë shqiptare. E cila është një shoqëri e bashkëjetesës demokratike, ku minoritetet janë të mbrojtura me një ligj të standardeve më të larta europiane dhe ku minoriteti grek është një pasuri e një ure e pazëvendesueshme fqinjësië të mirë me Greqinë mike.

Në mbrojtje të rendit kushtetues, sigurisë kombëtare, qetësisë publike dhe pacënueshmërisë në asnjë lloj forme të tërësisë territoriale të Republikës së Shqipërisë, autoritetet shqiptare janë mbështetur në mekanizma terësisht ligjor për adresimin e problematikes së kësaj situate.

Në bashkëveprim ndërinstitucional dhe pas vlerësimit të kryer nga institucionet e specializuara, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i propozoi Ministrisë së Brendshme shpalljen non grata (përson i padëshirueshëm në Shqipëri) të eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous.

Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit të saj në Parlamentin Evropian, pas vlerësimit dhe në mbështetje të propozimit të MEPJ, gjykuar në materialet referuese të administruara nga Ministria e Brendshme vendosi te miratoje kërkesën e MEPJ.

Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve të Republikës së Shqipërisë, ndaj shfaqjeve të përsëritura ekstremiste të eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cënimin e rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të mund të bëhen me në tokën shqiptare.

Mbështetur në procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë do të përcjellë nëpërmjet kanaleve diplomatike vendimin për të ndaluar hyrjen e metëjshme në Shqipëri të Eleni Theocharous.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë është e vendosur për të kontribuar vijimësisht për stabilitetin rajonal, për të bashkëpunuar ngushtësisht me fqinjët e partnerët ndërkombëtar, por është po ashtu e vendosur të mos tolerohen, për asnjë arsye shfaqje sfiduese ndaj rendit kushtetues, thirrje cenuese për terësinë territoriale dhe akte demtuese të harmonisë mes qytetareve të Republikës së Shqipërisë.

Greqia mike e populli i saj janë një aset shumë i vyer në kapitalin e miqësive tradicionale të Shqipërisë e të popullit shqiptar. Elemente apo grupe ekstremiste që në greqisht apo edhe në shqip, flasin një gjuhë të përbashkët urrejetjeje e perçarjeje, e cila nuk ka lidhje me gjuhën europiane që bashkon popujt e shtetet tona, s’do të kenë asnjë shans të minojnë rrugën tonë të përbashkët të paqes e të bashkëpunimit strategjik në funksion të së ardhmes që meritojnë femijët e sotëm të Shqipërisë e të Greqisë.

Të fundit