Flash News

KRYESORE

Shqipëria si rrugë e re për refugjatët në Europë. Mediat austriake zbulojnë arsyen e viztës së Ramës në Vjenë

Shqipëria si rrugë e re për refugjatët në Europë.

Qeveria e Austrisë e ka rikthyer çështjen e ‘Rrugës Ballkanike’ në aghendën politike. “Ka një rrugë të re Ballkanike – tha Kurz. Për shëmbull, ai sheh një fluks në rritje të refugjatëve nëpërmjet “rrugës shqiptare”, që vjen nga Greqia dhe, nëpërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Sllovenisë, kalon në Veri.

Kurz nuk do që të bëjë rolin e të alarmuarit, por ai kërkon të vëzhgojë zhvillimet dhe të kundërveprojë, në mënyrë që të mos përsëritet gjendja si ajo e krizs së refugjatëve në 2015-ën.

Mbyllja e kufijve

Ministri i Brendshëm Kickl i Partisë së Lirisë është edhe më i qartë. Nëse fluksi do të vazhdojë, Austria do të mbyllë kufijtë, që do të thotë se nuk do të lejojë hyrjen e emigrantëve brenda kufirit të saj.

Austria ka marrë masa duke u pajisur edhe me lehtësirat e nevojshme për situatën, siç janë gardhet e lëvizshëm. Në ditët në vazhdim qeveria do të marrë kontakt me vendet ballkanike. Prandaj, kancelari Kurz takon kryeministrin Rama në Vjenë; Ai dëshiron që të flasin për rrugën e re të refugjatëve.

Ekspertët konfirmojnë se numri i refugjatëve në Ballkan është rritur krahasuar me vitin e kaluar - Kurz foli për një rritje prej 150 përqind.

Të fundit