Flash News

KRYESORE

"Shqipëria s'mund të përballojë kaq shumë borxhe ", Arben Malaj: Rama po i çon shqiptarët në krizë ekonomike për shkak të keqqeverisjes

"Shqipëria s'mund të përballojë kaq shumë

“Shqipëria mund të shkojë në një krizë borxhesh”, ky është paralajmërimi i ish-ministrit të Financave, Arben Malaj. Në një intervistë për rubrikën “Opinion” në Neës 24, Malaj shprehet se kriza ekonomike është një pasojë e keqqeverisjes në vend. Sipas Malajt, këtij boshllëku të keqqeverisjes duke i shtuar edhe pandeminë dhe mungesën e investimeve në rritje, mund të rris koston e borxhit në nivele kërcënuese.

“Duke ndjekur edhe institutet ndërkombëtare, vendi përballet me disa kriza. Kemi krizë ekonomike, që e shton keq-qeverisja. Kriza bën që njerëzit të jenë të paqartë. Njerëzit janë të paqartë, janë të pasigurt. Pasiguria ka efekt negativ në ekonomi. Një ekonomi ku nuk investohet, ka probleme shumë. Uroj të mos rriten kostot e borxhit. Nëse do të rriten kostot në nivele kërcënuese, mund ta paguajmë me taksa.

Pati rritje të papunësinë, është rritur varfëria dhe askush nuk duhet të braktisë të varfërit. Kështu do ushqenim të ikurit. Biznesi nuk është i etur për të marrë borxhe, nëse nuk ka siguri për rritje të ekonomisë në vend. Problemi është që ky borxh a na ndihmon për rritje ekonomike. Shteti duhet të harxhonte në mënyrë të mençur më shumë. Covid-19 solli tkurrjen e biznesit. Rama po ndjek modelin e rritjes së borxhit”, tha Malaj.

Sipas ish-ministrit të Financave, një vend i varfër si Shqipëria nuk mundet të përballojë këtë krizë të tillë borxhesh.

“Shqipëria mund të shkojë në krize borxhesh. Nuk mundet Shqipëria e varfër të përballojë një borxh kaq të madh. Ka hyrë në borxhe edhe Kroacia, por ka një ekonomi më konkurruese. Është kosto shumë e madhe borxhi për taksa-paguesit shqiptarë. Edi Rama mund t’i çojë shqiptarët në një krizë borxhesh.

Jam dakord që këto ndodhin në vende në zhvillim, por ekspertët flasin prsh që mos të harxhohen para publike në projekte me shumë para, që janë në kurriz të taksa-paguesve. Disa projekte duhen parë me prioritet. Duhet përgjegjshmëri për të krijuar zhvillim të qëndrueshëm. PPP nuk janë zgjidhja e vetme e zhvillimit”, u shpreh Malaj.

Të fundit