Flash News

KRYESORE

‘Shqipëria solidare’/ Rama sqaron projektin përpara sipërmarrësve: Kontribuoni në ndihmë të atyre që janë në nevojë dhe në hall

‘Shqipëria solidare’/ Rama sqaron projektin përpara

Në një takim me biznesmenë dhe sipërmarrës kryeministri Edi Rama propozoi një projekt që ka si synim investimin në politika të ndryshme sociale. Projekti ‘Shpëria solidare’ i propozuar nga Rama kërkon përfshirjen e biznesit të madh në krijimin e një fondi që do të përdoret për t’u ardhur në ndihmë të shtresave në nevojë.

“Dëshiroj të ngre para jush idenë e një fondi të Shqipërisë solidare për të adresuar bashkë me ju nevoja dhe halle në drejtim të atyre që janë në nevojë”, tha Rama përpara sipërmarrësve të pranishëm.

Sipas Ramës, nuk bëhet fjalë për një taksë shtesë për biznesin e madh që shkon në buxhetin e shtetit, por për një bashkëpunim mes qeverisë dhe biznesit të madh.

Ai sqaroi se e gjitha kjo nuk do të kontrollohet nga qeveria, por funksioni i kësaj të fundit do të jetë evidentimi dhe propozimi i problemeve të menjëhershme që duhen kthyer në projekte.

“Ideja bazë e këtij fondi nuk është një taksë plus që shkon në buxhetin e shtetit, por një mekanizëm i strukturuar bashëkpunimi mes qeverisë dhe biznest të madh, apo më saktë mes qeverisë dhe sipërmarreësve të mëdhenj. Pra, mes qeverisë dhe jush si individë që me gjithë të drejtën e punës dhe fitimeve të kompanisë, në fund të merrni edhe pjesën tuaj.

Në vijim ideja është të biem dakord që duke vendosur një bazë që secilit prej jush ti bjerë një barrë e barabartë.

Mekanizmi nuk do të kontrollohet nga qeveria por nga ju. Qeveria do të sjellë pranë jush nevojat dhe bashkë me ju, si pjestare e një bordi që duke diskutuar si do të zgjidhet nga ju dhe si do të bëjë të gjithë procesin, qoftë të transparencës, qoftë të promovimit të kontributit tuaj, të përcaktojë se cilat janë ato halle dhe ato nevoja të menjëhershme që duhen kthyer në projekt dhe duhen realizuar në terrenin e përditshëm.

Ambicia është që të krijojmë me biznesin e madh bëthamën e një lidershipi kombëtar në funksion të shqipërisë solidare”, deklaroi kryeministri.

Ai u shpreh se shpreson që kjo të afrojë edhe biznesmenë shqiptarë jashtë Shqipërisë, apo miq të vendit tonë që duan të japin  kontributin e tyre për ‘Shqipërinë solidare’.

Të fundit