Flash News

KRYESORE

Shqipëria sonte në gjysmëfinale, ku renditet Eugen Bushpepa në daljen e parë të "Eurovizion 2018”

Shqipëria sonte në gjysmëfinale, ku renditet Eugen Bushpepa

Sonte mbrëma Shqipëria konkurron në edicionin e radhës së “Eurovizion 2018”, e mbajtur këtë vit në Lisbonë të Portugalisë.

Këtë vit, Shqipëria përfaqësohet me këngën “Mall” nga Eugen Bushpepa, i cili në provat e realizuar ditët e fundit është dalluar ndër konkurrentë të tjerë, duke marrë vlerësime pozitive, si për këngën, ashtu edhe për zërin e tij të veçantë.

Shqipëria konkurron sonte në gjysmëfinalen e parë dhe renditet e treta. Në gjysmëfinalen e parë konkurrojnë 19 shtete dhe vetëm 5 prej tyre do të këndojnë këngën në gjuhën e vendit të vet, midis të cilave edhe Shqipëria.

Mbrëmja do të hapet nga këngëtarja Aisel me këngën “X my heart”, e cila përfaqëson Azerbajxhanin në këtë garë.

Në të njëjtën natë garojnë edhe shtete tjera ballkanike si: Maqedonia, Bullgaria dhe Kroacia.

Të fundit