Flash News

KRYESORE

Shqipëria me sytë nga Lindja? Romano Prodi flet për deklaratat e Ramës dhe ndikimin turk (nëpërmjet fesë) në Shqipëri

Shqipëria me sytë nga Lindja? Romano Prodi flet për deklaratat e

Ish-kryeministri italian, Romano Prodi, që vizitoi Shqipërinë para pak ditësh, ka dhënë një intervistë për 'Osservatorio Balcani e Caucaso', tema kryesore e së cilës ka qenë Operacioni Alba dhe ngjarjet e vitit 1997. Gazetari Nicola Pedrazzi e ka pyetur z. Prodi edhe për deklarata e Kryeministrit Rama mbi mundësitë që Shqipëria, në rast hezitimi të BE-së për zgjerimin mudn të shohë nga Lindja ku Rusia, Kina dhe Turqia janë të gatshme për t'u ofruar me asistencë për vendet e rajonit. Ish-kryeministri italian nuk i ka konsideruar lajm deklaratat e Ramës 'sa kohë ato nuk janë ndjekur nga veprime konkrete'.

Më poshtë pyetja dhe përgjigjia e plotë, përkthyer nga Politiko.al:

Vitet e fundit, Turqia e Erdoganit, e ka ndryshuar radikalisht politikën e jashtme dhe, gjithashtu në Shqipëri, e propozon veten si një fuqi alternative me Europën. Ndërsa ishit në Tiranë, Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se nëse politikanët europianë e ngadalësojnë zgjerimin e BE, Turqia, Rusia dhe Kina do të jenë në gjendje të ofrojnë mundësi më të mira për vendet e rajonit. 

Vendet e Ballkanit, sigurisht, mund të shohin nga Lindja, por unë nuk mendoj se do të ishte e përshtatshme për to. Marrdhëniet e mira me Turqinë janë një gjë e mirë për të gjithë, por një union politik shqiptaro-turk mua më duket pak si imagjinativ. Marrdhëniet me Kinën janë gjithashtu të rëndësishme dhe pozitive, por brenda ca caqeve-ato nuk duhet ta ndajnë Europën. Deklaratat e Ramës do të ishin lajm nëse do të ndiqeshin edhe nga veprime aktive. Por, unë nuk shoh skenarë realistë jo-europianë për Shqipërinë, dhe as nuk mendoj se i shohin këta skenarë qytetarët shqiptarë. Thënë këtë, sigurisht, Turqia është një vend i madh dhe ka shumë ndikim në Shqipëri, gjë që e bën edhe nëpërmjet fesë- një mjet që duhet përdorur me shumë kujdes, sepse feja si faktor ideniteti mund të bëhet një element përçarës dhe të na dalë duarsh. Por, unë mendoj se Shqipëria është një vend europian, dhe mendoj se shqiptarët e konsiderojnë veten europianë, dhe pikë. Sa u takon objektivave afatgjatë, mendoj se ka qartësi. Të tjerat janë gjëra të vogla...

Politiko.al

Të fundit