Flash News

KRYESORE

Shqipëria trajtohet si provincë e Turqisë me ‘Air Albania’. Ushqime me “principe islame” dhe broshurë në turqisht

Shqipëria trajtohet si provincë e Turqisë me ‘Air

Nëpërmjet kompanisë ajrore ‘Air Albania’, Shqipëria vijon të trajtohet si të ishte një provincë e Republikës së Turqisë. ‘Nisma Thurje’ ka publikuar një broshurë që u shpërndahet udhëtarëve të ‘Air Albania’, e cila është e shkruajtur vetëm në dy gjuhë: turqisht dhe anglisht. Gjuha shqipe është hequr nga përdorimi nga kjo kompani që Qeveria e Edi Ramës pretendon se i përket Shqipërisë.

Gjithashtu, në broshurë theksohet se ushqimet janë përgatitur në bazë të ‘principeve islame’, duke shkelur hapur laicitetin e Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, edhe çmimet e biletave nga Aeroporti i Tiranës nuk kanë pësuar asnjë ulje, siç ka pretenduar kryeministri Rama.

Të fundit