Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha se “trafikimi i qenieve njerëzore është çështja më tragjike e të drejtave të njeriut në kohën tonë” dhe paraqet kërcënim për “sigurinë publike dhe kombëtare”.
Ai i bëri këto komente gjatë paraqitjes së Raportin e vitit 2017 për trafikimin e qenieve njerëzore në botë.
Shqipëria dhe Kosova, ashtu si më parë, vazhdojnë të jenë në grupin e dytë në një vlerësim që raporti u bën shteteve duke i ndarë në tri kategori: shtetet, qeveritë e të cilave përmbushin standardet minimale, në të dytën vendet që nuk i përmbushin plotësisht standardet, por që bëjnë përpjekje të mëdha për t’i përmbushur dhe në të tretin janë vendet që nuk i plotësojnë standardet dhe që nuk bëjnë përpjekje.
Shqipëria
Sikundër është raportuar gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria mbetet vend burimi, vend kalimtar dhe destinacioni për burrat, gratë dhe fëmijët në trafikun e seksit dhe në punën e detyruar. Gratë dhe fëmijët shqiptarë janë subjekte të trafikut të seksit dhe punës së detyruar posaçërisht gjatë sezonit turistik. Trafikantët përdorin premtime të rrejshme, siç janë martesat apo vendet e punës për t’i detyruar viktimat të përfshihen në këtë trafik. Ata po përdorin gjithnjë e më shumë mediet sociale për rekrutimin e viktimave.
Fëmijët përdorën për lypësi dhe punë të tjera si tregtizat e vogla. Fëmijët, kryesisht të komunitetit rom shfrytëzohen në Turqi për punë sezonale. Ka pasur raste kur fëmijët janë shfrytëzuar në fushat e kanabisit. Viktimat shqiptare janë subjekte të trafikut të seksit gjithandej Evropës, posaçërisht në Kosovë, Greqi, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Viktimat e huaja nga vendet e Evropës, Filipinet dhe Nigeria janë subjekte të trafikut të seksit dhe punës së detyruar në Shqipëri. Migruesit e paligjshëm nga Azia, po punësohen shpesh në familjet e kamura duke u bërë të brishtë përballë punës së detyruar.
Qeveria e Shqipërisë, thuhet në raport, nuk i përmbushë plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; por, po bën përpjekje të dukshme për ta bërë këtë. Qeveria po demonstron shtim përpjekjesh në krahasim me të kaluarën duke ndjekur dhe dënuar më shumë trafikues dhe duke shfrytëzuar për herë të parë “fondin e posacëm” për mbrojtjen e viktimave që është ngritur nga pasuritë e konfiskuara nga trafikantët.
Megjithatë, qeveria nuk i ka përmbushur standardet minimale në disa fusha themelore. Policia vazhdoi të shfaqë një mirëkuptim të kufizuar të trafikimit të qenieve njerëzore dhe në disa raste dështoi të identifikojë viktimat e trafikimit në mesin e individëve të përfshirë në prostitucion të detyruar ose robëri shtëpiake. Qeveria hetoi dy viktima dhe dënoi një viktimë për veprime të paligjshme të kryera si rezultat i nënshtrimit ndaj trafikimit, edhe pse ligji i përjashton viktimat nga ndëshkimi për krimet e kryera si rezultat i shfrytëzimit të tyre.
Raporti i rekomandon Shqipërisë që të zbatojë ligjin që përjashton viktimat nga dënimi në raste të tilla; të trajnojë policinë, inspektorët e punës dhe zyrtarët e tjerë për identifikimin e viktimave; të vazhdojë që hetojë, ndjekë dhe dënojë fuqishëm trafikantët; të shtojë mbrojtjen e viktimave nga frikësimet dhe kërcënimet gjatë proceseve gjyqësore duke lehtësuar përfshirjen në programet e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe të zgjerojë trajnimin e prokurorëve që merren me viktimat – dëshmitarë; të shtojë fondet për Organizatat joqeveritare që strehojnë viktimat, të rrisë mundësitë e policisë kufitare dhe të mbrojë fëmijët në rrugë.
Në raport thuhet mes tjerash se policia e shtetit hetoi 69 raste me 69 trafikantë të dyshuar në vitin 2016, krahasuar me 80 raste me 90 të dyshuar në vitin 2015. 29 nga të dyshuarit janë hetuar për trafik të fëmijëve dhe 48 për të të rriturve.
Prokurorët kanë ndjekur 18 raste për dallim nga 15 sa ishin në vitin 2015, ndërsa gjykatat dënuan 24 trafikantë ndryshe nga 11 sa ishin dënuar në vitin 2015. Të gjithë ata morën dënime nga 2 deri në 5 vjet heqje lirie.
Qeveria nuk ka raportuar për hetimin, ndjekjen apo dënimin e ndonjë zyrtari qeveritar për përfshirje në këtë dukuri.
Në vitin 2016, tetë shqiptarë u arrestuan në Holandë, Gjermani, Greqi e Itali nën dyshimet për përfshirje në trafikim; tre nga të dyshuarit janë ekstraduar në Shqipëri. Ndërsa Shqipëria ekstradoi tetë trafikantë të huaj në Itali, Maqedoni dhe Moldavi.
Organizatat Joqeveritare identifikuan 95 viktima të trafikimit, ndryshe nga 109 sa ishin në vitin 2015. Në strehimoret e Organizatave Joqeveritare u strehuan 75 viktima, ndërsa në ato shtetërore 30 syresh.
Kosova
Njësoj sikurse Shqipëria, edhe Kosova vlerësohet si vend burimi dhe destinacioni për viktimat e trafikut, të cilat përdoren në industrinë e seksit, si dhe në punë të detyruar. Pjesa më e madhe e viktimave janë pjesë e trafikimit të brendshëm për shfrytëzim seksual.
Trafikantët rekrutojnë viktimat me premtime të rreme për martesa, punë si këngëtare apo kërcimtare në klube. Shumica e vajzave janë nga Kosova por trafikantët detyrojnë në prostitucion edhe gra nga Shqipëria, Moldavia, Rumania, Serbia dhe vende tjera të Evropës.
Gratë dhe vajzat janë viktima të trafikimit në apartamente, shtëpi private, klube nate apo sallone masazhi. Fëmijët nga Kosova dhe Shqipëria dhe vendet përreth detyrohen në lypësi. Trafikantët, thuhet në raport, detyrojnë viktimat nga Kosova në prostitucion dhe punë të detyruar gjithandej Evropës.
Raporti thekson se korrupsioni qeveritar krijon mjedis që mundëson disa krime trafikimi. Disa oficerë policie, punonjës të ministrisë së punës dhe zyrtarë të tjera qeveritar janë akuzuar dhe dënuar për krime të tilla.
Qeveria e Kosovës, thuhet në raport, nuk i plotëson standardet minimale për eliminimin e trafikut; por po bën përpjekje të dukshme për ta bërë këtë.
Qeveria dëshmoi përpjekjet duke identifikuar më shumë viktima dhe dukë dënuar me shumë trafikantë sesa në vitin paraprak. Ajo ka themeluar fondin për kompensimin e viktimave dhe ka ngritur një komision për këtë çështje.
Megjithatë, qeveria nuk i ka përmbushur standardet minimale në disa fusha themelore. Gjykatësit shqiptuan dënime të buta ndaj trafikantëve të dënuar dhe prokurorët vazhduan t’i trajtojnë rastet e trafikimit si krime më të vogla. Qeveria shkurtoi fondet për strehimoret e OJQ-ve, dhe përfshirja e zyrtarëve në veprat penale të trafikimit mbeti shqetësim.
Raporti i rekomandon Kosovën hetimin, ndjekjen dhe dënimin e fuqishëm të trafikantëve si dhe zyrtarëve të përfshirë dhe të imponojë dënime më të rrepta përfshirë edhe burgosjen; të emërojë prokurorë dhe gjykatës të posaçëm që do të merren me rastet e trafikimit dhe të sigurojë trajnimin e përgjegjësve për hetimin dhe ndjekjen e këtyre rasteve; të sigurojë fonde të përshtatshme për strehimoret e OJQ-ve; të ngrihen strehimore në komunat veriore për të ndihmuar viktimat e trafikimit në atë pjesë të vendit etj.
Në raport thuhet se autoritetet e rendit arrestuan 62 trafikantë të dyshuar ndryshe nga 74 sa ishin në vitin 2015 dhe 18 të dyshuar për shfrytëzim “të shërbimeve seksuale të viktimave”.
Autoritetet akuzuan 56 të pandehur (53 në vitin 2015) dhe gjykatat dënuan 24 veta, ndryshe nga 13 sa ishin më 2015. Gjykatësit vazhduan të shqiptojnë dënime më të ulta sesa minimumi prej 5 vjetësh heqje lirie.
Gjykatat nuk arritën të zvogëlojnë rastet e trafikimit dhe 95 raste nga viti 2016 dhe vitet e mëhershme mbeten të hapura në fund të vitit 2016.
Prokurorët akuzuan dy oficerë të policisë për keqpërdorim detyre dhe shfrytëzim seksual të viktimave të trafikimit. Në vitin 2014, gjykatat dënuan dy zyrtarë të ministrisë së Punës për keqpërdorim detyre dhe lëshim të lejeve të punës për 22 të huaj që me pas u identifikuan si viktima të trafikimit. Të dy u dënuan me gjoba.
Raporti pohon se qeveria ka rritur përpjekjet për mbrojtjen e viktimave. Ajo identifikoi 36 viktima gjatë vitit 2016 ndryshe nga 28 në vitin 2015. Nga to 26 ishin subjekte të trafikimit seksual, nëntë të punës së detyruar dhe një ishte detyruar në skllavëri. Prej tyre 32 viktima ishin vendas dhe katër nga Shqipëria./VOA/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38