Flash News

KRYESORE

‘Shqipëria zero raste nga koronavirusi’, Vasili citon mjeken italiane: Çmenduri të ngatërrosh gripin me pandeminë e koronavirusit

‘Shqipëria zero raste nga koronavirusi’, Vasili citon mjeken

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Shqipëria nuk ka asnjë rast të regjistruar të personave të prekur nga koronavirusi.

Duke cituar një mjeke italiane, dhe një koment të sajin, Vasili thekson që rëndësi t’i kushtohet edhe gripit të stinës, pasi edhe mjekja thekson se shpesh ngatërrohet me koronavirusin.

Vasili apelon qytetarët që të ndjekin këshillat e Institutit të Shëndetit Publik.

“Shqiperia zero raste nga corona virusi.

Asnje shenje e pandemise ne Shqiperi.

Asnje arsye per alarmizem.

Ndjekja e keshillave te mjekeve dhe te Institutit te Shendetit Publik te mjaftueshme per te vazhduar me qetesi perditshmerine tone.

Te mos ulet aspak vemendja per gripin stinor i cili paraqet probleme teper te rendesishme qe duhen vleresuar seriozisht.

Maria Rita Gismondo, Drejtore e Laboratorit te Mikrobologjise Klinike, Virologjise e Diagnostikes,Bioemergjencave te Spitalit Sacco te Milanos terheq vemendjen se : Eshte cmenduri te ngaterrosh gripin me pandemine e coronavirusit”, shkruan Vasili.

Të fundit