Flash News

KRYESORE

Shqipëria zyrtarizon një miqësore më 11 nëntor, përballemi për herë të parë ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria zyrtarizon një miqësore më 11 nëntor,

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se kombëtarja jonë do të zhvillojë një ndeshje miqësore përballë Gjibraltarit më 11 nëntor të këti viti.

Federata e dy vendeve janë dakordësuar që ndeshja të zhvillohet në orën 19:00 në stadiumin "Elbasan Arena".

Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria ndeshet me Gjibraltarin, si edhe miqësorja e dytë për kuqezinjtë në program. Kombëtarja shqiptare do të luajë edhe një miqësore ndaj Armenisë më 7 tetor 2020, ndeshje që do të zhvillohet në transfertë.

Pas takimit me Gjibraltarin në muajin nëntor përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për Ligën e Kombeve, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.

Të fundit