Flash News

KRYESORE

Shqipërisë më në fund i erdhi dita të bëjë ndryshime kushtetuese on-line, paralajmëron analisti: Do ketë reagim të ashpër ndërkombëtar

Shqipërisë më në fund i erdhi dita të bëjë

Analisti Afrim Krasniqi ka komentuar ndryshimet kushtetuese që u miratuan ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve. I ftuar në “A Show”, Krasniqi me ironi ka treguar se më në fund i erdhi dita edhe Shqipërisë t’i bëjë ndryshimet në kushtetuese on-line.

Me bëmat tona, "në bëhemi vendi i parë në histori që e bëjmë on-line këtë ndryshim dhe po ashtu vendi i parë në Europë që merr një iniciativë të tillë gjatë perjudhës së pandemisë", thekson analisti.

Krasniqi paralajmëroi një reagim të ashpër ndërkombëtar ndaj personave që morën nismën për ndryshimet kushtetuese.

“Ata që e morën këtë nismë, janë në dijeni se do ketë reagim të ashpër ndërkombëtar dhe ai nuk ka ardhur akoma,” theksoi analisti, ndërsa renditi dy arsyet se përse kryeministri Edi Rama po e bën këtë.

“E para, sepse mandatet e dyta nuk kanë qenë të suksesshme, nuk ka reforma, nuk ka bilanc. Në këto rrethana, e vetmja mënyrë për të mbijetuar është të shpikësh klauzola për të siguruar avantazh në tavolinë. Skenari i dytë është për ta çuar skemën në ekstrem dhe më pas qeveria do të kërkojë ndaj ndërkombëtarëve diçka në shkëmbim të tërheqjes,” nënvizoi analisti.

Të fundit