Flash News

KRYESORE

‘Shqipërisë mund t’i shtohen kushte të tjera për integrimin’, reagon PD: BE nuk gënjehet nga deklarata pompoze dhe ligje në letër

Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ka reaguar pas deklaratës së Hans Joachim Falenski, Këshilltar i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të politikës së jashtme, i cili u shpreh se ka gjasa që Shqipërisë t’i shtohen edhe kushte të tjera, një ose dy, përveç nëntë kushteve të caktuara nga Bundestagu.

Përmes një statusi në Facebook, Bardhi i drejtohet kryeministrit Rama që t’i lexojë mirë kushtet e partnerëve europianë “që shtohen çdo herë, për shkak të keqqeverisjes së tij.”

Po ashtu Bardhi thotë se vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk gënjehen nga deklaratat pompoze dhe ligjet në letër.

Ata duan veprime konkrete, por Edi Rama është i pafuqishëm të luftojë seriozisht krimin e organizuar. Pushteti i tij i ka rrënjët tek krimi dhe jo tek vota e lirë, prandaj Edi Rama është e keqja më e madhe e vendit, është imazhi më i keq i Shqipërisë në Europë. Shqipërisë i duhet ndryshimi për të bërë Shqipërinë si Europa!”, përfundon Bardhi.

Të fundit