Flash News

KRYESORE

“Shqipez”, përqafimi i Berishës me Strakoshën

“Shqipez”, përqafimi i Berishës me Strakoshën

Të dielën në fushë u përballën Atalanta e Etrit Berishës dhe Lacio e Thomas Strakoshës. Përpara nisjes së takimit, dy portierët u përshëndetën me një përqafim të ngrohtë mes tyre.

Për këtë episod, mediat italiane pyetën Berishën i cili bëri edhe komentin e tij për Strakoshën. “Është një portier shumë i mirë, dhe po bën shumë mirë me Lacion. Padyshim që është e ardhmja e skuadrës tonë Kombëtare”, u shpreh portieri i kombëtares.

Ndërkohë, Thomas Strakosha ka postuar në rrjetet sociale një foto nga momenti i fillimit të ndeshjes, teksa e shoqëronte edhe me shkrimin “shqipez”, për të treguar origjinën e përbashkët.

Të fundit