Flash News

KRYESORE

“Shqiponja”/ 80 vjet më parë u shkatërrua nga komunistët, sot nga socialistët

Debati për heqjen e monumentit të “Shqiponjës” është kthyer në një mollë sherri mes mazhorancës dhe opozitës, por jo vetëm.

Në  krah të opozitës kanë dalë edhe aktivistë e shoqëria civile, pas heqjes së monumentit të “Shqiponjës” në hyrje të Tiranës, në kuadër të projektit për “Unazën e Re”.

Opozita e ka cilësuar një akt antikombëtar këtë fakt, pasi monumenti u vendos në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Kujtojmë, se i njëjti akt u shënua edhe në datë 01.09.1938 për të përkujtuar 10-vjetorin e krijimit të Mbretërisë Shqiptare. Siç duket edhe nga kjo foto, në këtë ditë të shënuar u vendos një monument shqiponjë te sheshpushimi mes ministrive.

Megjithatë, ajo nuk qëndroi gjatë pasi u shkatërrua nga komunistët pasi ata erdhën në pushtet. 80 vjet më vonë, vendi ndeshet me një tjetër situatë të ngjashme. Shqiponja te dogana në hyrje të Tiranës u vendos më 28.11.2012 në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane dhe u hoq nga Partia Socialiste në pushtet.

Një ditë më parë, Rama reagoi lidhur me këtë debat duke e cilësuar monumentin një “vulgaritet në piedestal”, por ky krahasim ngjalli mjaft reagime dhe kritika ndaj qëndrimeve të kryeministrit.

Të fundit