Flash News

KRYESORE

Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit, Armand Duka mbron dy lojtarët shqiptarë

Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit, Armand Duka mbron dy lojtarët

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka marrë në mbrojtje dy lojtarët me origjinë shqiptare, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, të cilët janë në qendër të kritikave pas festimit të golave ndaj Serbisë me shqiponjën-dy-krenare. Sipas Dukës, simboli i shqiponjës nuk është i ndaluar në asnjë vend të botës dhe nuk nxit urrejtje.

“Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të Botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave. Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar. Simboli i Shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të Botës. Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi. Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive. Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd”, ka shkruar Duka në një postim në rrjetin social ‘Facebook’.

Mediat serbe dhe disa agjenci lajmesh perëndimore e kanë cilesuar si provokim festimin e dy lojtarëve, duke i dhënë edhe konotacion politik.

Të fundit