Flash News

KRYESORE

‘Shqiponja e Xhakës’ përzgjidhet fotografia sportive e vitit në Zvicër

Të enjten në Zvicër u organizua ndarja e çmimeve “Swiss Press Photo Award 2019”, për fotografitë më të mira gazetareske të realizuara gjatë vitit 2018-të.

Fotografia më e mirë sportive u përzgjodh ajo e Laurent Gillieron. Që bëri foton e famshme, ku Granit Xhaka feston me simbolin e shqiponjës dy-krenare, pas shënimit të golit kundër Serbisë në Botërorin 2018 në Rusi.

Fotografia është bërë e njohur në gjithë botën ndërsa simbolika e saj shkaktoi mjaft polemika në Zvicër, pasi u cilësia si provokim me kontekst politik. Fotoja u përzgjodh nga një juri e fondacionit Reinhardt von Graffenried.

Të fundit