Flash News

KRYESORE

‘Shqiponja’/ Fatos Lubonja: Nuk kam konsideratë për atë monument, por nuk mund të hiqej me vullnetin e një personi

‘Shqiponja’/ Fatos Lubonja: Nuk kam konsideratë për

Analisti Fatos Lubonja mendon se mënyra se si u hoq monumenti i ‘Shqiponjës’ në hyrje të Tiranës konfirmon arrogancën e pushtetit të kryeministrit Edi Rama. Në intervistën për rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lubonja theksoi se personalisht nuk ka konsideratë për atë monument, por gjithsesi, ai nuk mund të hiqej me vullnetin e një personi, pasi duhet të pyeteshin institucionet përgjegjëse.

“Edhe mënyra e heqjes së ‘Shqiponjës’ bën pjesë në format arrogante të pushtetit të Ramës. Personalisht nuk kam asnjë lloj konsiderate për atë monument. Por nuk mund të hiqen dhe të shkatërrohen monumente, siç ishte stadiumi, pa përfillur ligjin, pa përfillur ato institucione që janë përgjegjëse. Nuk mund të jetë vullneti i një personi”, tha analisti.

Lubonja akuzoi Ramën se bashkëpunon me kriminelë dhe trafikantë, të cilëve u jep projekte për të fituar miliona euro dhe është i gatshëm të shkatërrojë çdo gjë në Shqipëri.

“Ne kemi një kryeministër që bashkëpunon me kriminelët dhe trafikantë, që bën projekte duke ngrënë peshk, dhe thotë mi sill ti milionat se e prish unë. Nuk është çështja e monumentit, por mënyra se si po hiqet. Këtu duhet të ngulmojmë të gjithë”, tha Lubonja.

Të fundit