Flash News

KRYESORE

"Shqiponja', Manjani: Të hiqet jo vetëm nga sheshi, por dhe nga flamuri! Ta zëvendësojmë

"Shqiponja', Manjani: Të hiqet jo vetëm nga sheshi, por dhe

Xhuliana Jakimi-Politiko.al 

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i kontaktuar nga Politiko.al, ka komentuar ngjarjet e ndodhura së fundmi, heqjen e ‘Shqiponjës” nga Dogana dhe vendimin për prishjen e banesave si pasojë e projektit për zgjerimin e “Unazës së Madhe”.

Me nota ironie, Manjani shprehet se është dakord për heqjen e ‘Shqiponjës’ jo vetëm nga sheshi, por edhe nga flamuri e Kushtetuta.

“Le ta zëvendësojmë me gjethen e hashashit! Dhe me bustin e Edi Ramës”, shprehet më tej Manjani, duke e konsideruar turp këtë ngjarje.

Ndërsa për shembjen e banesave në “Astir” për shkak të zgjerimit të “Unazës së Madhe”, Manjani shprehet: “Mosmirënjohja është vesi më i shëmtuar i njeriut, dhe rilindasit mosmirënjohës meritojnë jo vetëm t’u protestosh, por t’i shkulësh nga kolltuqet ku kanë hedhur rrënjë”.

Z. Manjani si e konsideroni vendimin dhe qëndrimet e mbajtura për heqjen e monumentit të ‘Shqiponjës’ në hyrje të Tiranës

Jam plotësisht dakord ta heqim Shqiponjën. Biles, jo vetëm nga sheshi, por edhe nga flamuri. Nga Kushtetuta po e po. Le ta zëvendësojmë me gjethen e hashashit! Dhe me bustin e Edi Ramës. Përsa kohë kjo lloj politike arrin t’u heqë mendjen njerëzve nga problemet e ditës, dhe janë probleme të mëdha ato, le tua heqë edhe shqiponjën... Çfarë të them tjetër? Ju heq liritë, të drejtat, paratë dhe shpresën për të jetuar këtu. Njerëzit në vend të përballen me të keqen, zgjedhin të ikin! Natyrisht që ky që sunduesi është “legjitim” t’u heqë edhe simbolet dhe identitetin. Simboli me të cilin na damkosi kudo në botë është Hashashi dhe droga! Për cilindo që ka dy pare mend në kokë, ky është turp e shkuar turpit!

Çfarë mendoni për projektin e ARRSH-së për zgjerimin e ‘Unazës së Re’ dhe që parashikon prishjen e gati 400 objekteve? Për një pjesë të konsiderueshme të këtyre objekteve, procesi i legalizimit është ndërprerë papritur, ndërkohë që kërkesat e banorëve nuk po merren në konsideratë.

Ata banorë kanë të drejtë të mbrojnë shtëpite e tyre! E drejta për një strehë është pjesë e të drejtave kushtetuese. Gjithashtu ata kanë të drejtë të protestojnë edhe politikisht, jo detyrimisht në favor të opozitës, por në favor të dinjititetit të tyre. Ata janë mashtruar nga Rilindja për t’u marrë votën. Ju kishin premtuar certifikatën e pronësisë, por po ju çojnë fadromat pa asnjë copë letër. Paratë e shpërblimit të drejtë jo e e jo! Mosmirënjohja është vesi më i shëmtuar i njeriut, dhe rilindasit mosmirënjohës meritojnë jo vetëm t’u protestosh, por t’i shkulësh nga kolltuqet ku kanë hedhur rrënjë! Ndaj ata kane të drejtë të protestojnë! Sa i takon historisë së tenderit dhe të kompanisë fituese, nuk kam ça t’i shtoj më shumë konstatimeve të Partisë Demokratike (Ina Zhupa e ka shtjelluar mjaft mirë këtë skandal). PPP e OFF SHORE-t janë bërë mode si dikur Sudja e Xhaferri. Piramidë e shkuar piramidës!

http://politiko.al/nga-heqja-e-shqiponjes-te-shembja-e-banesave-ne-astir-gjekmarkaj-mbarset-mali-e-pjell-nje-mi-test-per-bashen/

Të fundit