Flash News

KRYESORE

“Shqiponja”, pedagogu i gazetarisë i kthehet Ramës: Kjo shkulja e beftë quhet atentat

Aktivisti dhe pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci i është kundërpërgjigjur qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, pasi e cilësoi “një vulgaritet në piedestal” monumentin e “Shqiponjës” në hyrje të Tiranës.

Pedagogu Goci i kujton kryeministrit se ai  "vulgariteti" është vënë në një datë dhe vit të shënuar, siç ishte 100-vjetori i Pavarësisë dhe nuk mund të shkulej ashtu në mënyrë krejt të beftë.

“Përtej estetikës që është gjithmonë e diskutueshme, ai "vulgariteti" të rrethrrotullimi i doganës, është vënë në një datë dhe vit të shënuar, është një kontribut i çmuar nga diaspora, duke qenë se u instalua për 100 vjetor, një farë procedure e kaloi, të paktën ishte e paralajmëruar, dhe riprodhoi një estetike të përdorur diku tjetër...po kjo shkulja kshu në mënyrë të beftë, nuk mund të jetë gjë tjetër veçse atentat”, shkruan pedagogu në rrjetet sociale.

Të fundit