Flash News

KRYESORE

“Shqiponja vulgaritet”, kryebashkiaku i natës publikon foton e “shpifësirës” në Tiranë. I drejtohet Ramës: Dallkauk!

Kryeministri Edi Rama e quajti vulgaritet simbolin e shqiponjës në Tiranë. Për heqjen e këtij simboli te Dogana, ka reaguar dhe kryebashkiaku i natës Briken Fejzullai.

A i drejtohet kryeministrit Edi Rama me tone të ashpra duke e konsideruar dallkauk që "paralelisht me sheshin 'Shqiponja', ka lënë shpifësirën më të madhe të të gjitha kohërave, 'pallatin me shigjeta'".

Reagimi i Briken Fejzullait:

Duhet të jesh me të vërtetë dallkauk (në rastin më të mirë) ose bastard (në atë normal), të quash vulgaritet simbolin e kombit tënd, ndërkohë që je po ti ai pseudoartisti, babai i gjithë dështakëve; i cili në hyrjen tjetër të Tiranës, paralelisht me sheshin "Shqiponja", na ke lënë "dhuratë" shpifësirën më të madhe të të gjitha kohërave, në këtë qytet. Mostrën vizuale, e cila mund të fitojë pa asnjë problem çmimin "k*rlliku i shekullit"

PALLATIN ME SHIGJETA!

Ps. Sa patetik duhet të jesh, të sajosh këto lloj manovrash të ulta, për të hequr vëmendjen nga abisi ku po e zhyt vendin tënd?!

LOOSER!!!

Të fundit