Flash News

KRYESORE

‘Shqiponjat’ shtrijnë në tokë dhe arrestojnë dy adoleshentët, fyen presidentin e KF Tiranës

Fill pas përfundimit të ndeshjes Tirana-Ballshi, forcat e rendit “Shqiponja” kanë arrestuar dy fëmijë të cilët po ecnin afër stadiumit dhe po lëshonin fjalë fyese ndaj presidentit të KF Tirana, Refik Halili.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe pason disa përplasje të mëparshme të tifozerisë së Tiranës me presidentin Halili.

Nga fotot e publikuar nga ‘GSH’, sjellja e policëve duket e ekzagjeruar pasi 8 prej tyre shihen duke i qëndruar sipër njërit prej tifozëve, ndërsa tifozi tjetër është arrestuar pak metra më larg.

Pak javë më parë, ndeshja e futbollit Tirana Shkumbini u ndërpre nga arbitri vetëm se tifozët shpalosën parullën “Turp”. Asnjë rregullore nuk parashikon ndërprerjen e ndeshjes nëse shfaq publikisht një parullë ku shkruhet “turp”.

Të fundit