Flash News

KRYESORE

“Shqiptarë konsumojnë më shumë, kursejnë më shumë”, Beqaj me superlativa për PS: Jam krenar që jam pjesë e rilindjes

“Shqiptarë konsumojnë më shumë, kursejnë më

Deputeti i PS, njëherësh ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u është përgjigjur kritikave mbi politikat e PS vitet e fundit.

Teksa tregon një grafik, Beqaj thotë se për familjet shqiptare ka patur më shumë para në vitet e fundit, sipas tij falë politikave të ndjekura nga qeveria e Rama.

“Ka përpjekje për të cënuar arritjet e politikave të PS të ndjekura në këto  vite, Ky grafik tregon transfertat buxhetore në familjet shqiptare si paga, pensione, ndihmë ekonomike etj.

Në 2013-ën u dhanë 1.3 miliardë euro, në 2019 1.8 mln euro. 39 % më shumë para në 2019. Ka pasë pretendime se kjo është bërë në kurriz të rritjes së borxhet, por ka 8% më pak interesa borxhi, më shumë para për familjet shqiptare, këto janë politikat e rilindjes unë jam krenar që jam pjesë e rilindjes, prandaj shqiptarë konsumojnë më shumë, edhe kursejnë më shumë. Por me këto do merremi në shtator.

Tani kemi sfidën vazhdimin me përballjen e covid, me maskë të mbulojmë gojën dhe hundën dhe jo sytë dhe veshën. Nesër të hapim listat dhe pushime të mbara në gusht, në maj 2021 shqiptarët të vlerësojnë me votë secilin”, u shpreh Beqaj.

Të fundit