Flash News

KRYESORE

'Shqiptarë muhamedanë' në varrezat e një qyteze amerikane në kufi me Kanadanë. Ç'Zot i çoi aty?

'Shqiptarë muhamedanë' në varrezat e një qyteze

Kujt do t'i shkonte mendja se, edhe në qytezën e Biddeford-it, në shtetin verilindor të Maine-it, në kufi me Kanadanë, në fund të botës si i thonë, ka shqiptarë...Por, janë të vdekur dhe gjenden në Varrezën Woodlawn.

Në verilindje të varrezës, shkruan blogu cemeteryart, është një ndarje ku gurëvarret, megjithëse në vijë të drejtë me njëri-tjetrin, nuk janë në vijë të drejtë me kokat e varreve të tjerë. Ata shohin nga lindja.

Bëhet fjalë për seksionin e 'shqiptarëve muhamedanë', vazhdon shkrimi, dhe kjo e shpjegon kahjen lindore të gurëvarreve. Ata shohin nga Meka. Varret u përkasin burrave që erdhën në Biddeford para Luftës së Parë Botërore për të punuar në Pepperell Mills (fabrikat e Tekstilit). Shumica e varreve u përkasin burrave që vdiqën rreth viteve 1915-1918.

Të fundit