Flash News

KRYESORE

"Shqiptarët duan punë në shtet". Ish-ministri kujton kërkesat për pastruese dhe shoferë, edhe pse rrogat ishin të ulëta

"Shqiptarët duan punë në shtet". Ish-ministri kujton

Shkrimtari Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm dhe një prej personazheve kryesore të tranzicionit, në një forum për Shqipërinë 30 vite pas rënies së Murit të Berlinit, është shprehur se tranzicioni është çështje kulture.

"Kam vënë re se tek asnjë vend ish-komunist nuk shërben e kaluara. Ne themi akoma se fajin e ka komunizmi, varfëria. Në këtë kuptim zbulojmë një qasje kulturore. Por nuk kërkojmë mjete kulturore për ta zgjidhur", tha Mutafaj.

Me rastin e 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, Institutit Shqiptar i Medias, bota.al dhe Programi i Promovimit të Tranzicionit të Republikes Çeke kanë organizuar një tryezë debati në mjediset e Librarisë Tirana Times ku janë rrahur ide për progresin e Shqipërisë që nga ajo kohë. Titulluar 'Tranzicioni: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq? Tryeza ka mbledhur njerëz të botës akademike, shoqërisë civile, medias dhe politikës

Te mungesa e kulturës Mustafaj ka spikatur ligjërimin dhe vendimet e njerëzve duke e lidhur këtë të fundit me dëshirën e tyre për 'të punuar në shtet'.

"Unë kur u bëra ministër kisha shumë njerëz që më kërkonin punë. Njëri kërkonte t’ia fusja gruan pastruese në ministri. Vinin për 180 mijë lekë, ndërkohë në një restorant privat do të fitonin shumë më shumë. Në këtë kuptim kulti i shtetit është qasje kulturore, është produkt i mungesës të kuptimit të privatit".

Të fundit