Flash News

KRYESORE

Shqiptarët e diasporës s’u lejuan nga Policia e Tiranës, sfidon Meta: Ejani protestoni në oborrin e Presidencës!

Shqiptarët e diasporës s’u lejuan nga Policia e Tiranës,

Presidenti Ilir Meta ka komentuar dy nga zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me vendimet që miratoi dje Këshilli i Ministrave për studentët, si dhe moslejimin e protestës së emigrantëve të parashikuar më 28 dhjetor.

Sa i takon çështjes së parë, nga Korça Meta tha se problemi zgjidhet me dialog të sinqertë dhe jo provokues e ndarës.

“Problemi zgjidhet vetëm përmes një dialogu të sinqertë, jo provokues, jo ndarës dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe konstruktiv”, tha presidenti.

Nga ana tjetër, Meta ka deklaruar se oborri i presidencës është i hapur për emigrantët, të cilëve nuk iu dha leje nga policia për të protestuar ditën e nesërme.

“Nuk besoj që një gjë e tillë të ketë ndodhur, por edhe nëse ka ndodhur janë të ftuar të gjithë emigrantët të protestojnë brenda oborrit të Presidencës”,  u shpreh Meta.

Të fundit