Flash News

KRYESORE

Shqiptarët e Malit të Zi të indinjuar nga autoritetet malazeze me masat kundër flamurit kuqezi

Shqiptarët e Malit të Zi të indinjuar nga autoritetet malazeze me

Shqiptarët e Malit të Zi janë indinjuar nga gjobat e autoriteteve malazeze ndaj peronave të cilët valëvisin flamurin kuqezi. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi tha se veprimet e përsëritura të autoriteteve policore malazeze kundër flamurit kombëtar të shqiptarëve janë të papranueshme.

Kryetari i Këshillit Faik Nika, deklaroi se ngjarja e fundit ku një shtetas shqiptar u gjobit me 300 euro dhe u dëbua nga Mali i Zi për një muaj, pasi ai shfaqi flamurin shqiptar në ngjarjen “Koshtaniada”, tregon qartë fytyrën e vërtetë të një pjesë të policisë malazeze.

“Ajo përdor mundësi dhe zbrazësi ligjore për të shkelur ligjin në Mal të Zi, për të shprehur armiqësinë që ata kanë ndaj simboleve shqiptare dhe identitetit kombëtar.”

Ai gjithashtu shtoi se Këshilli Kombëtar do të informojë misionet diplomatike në Mal të Zi për çështjen.

“Nuk do të ketë një qeveri në Mal të Zi që do t’i trembë shqiptarët në shfaqjen e identitetit të tyre kombëtar përmes simboleve kombëtare dhe kundër tendencave të herëpashershme për provokime dhe kërcënime. Shqiptarët në Mal të Zi janë një popull autokton, i cili do të ruajë dhe shfaq identitetin e tyre kombëtar në çdo kusht dhe në çdo situatë, pa rrezikuar askënd, “, tha Nika, i cili shtoi se shqiptarët do të vazhdojnë të përdorin flamurin kombëtar për festën e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit Kombëtar.

Të fundit