Flash News

KRYESORE

‘Shqiptarët e mbështesin njëri-tjetrin’, Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira bashkë në Eurovizion

Këtë vit Shqipëria është prezente më shumë se kurrë në festivalin e këngës evropiane. Eugent Bushpepa, Eleni Foureira dhe Ermal Meta janë tre shqiptarët që konkurrojnë respektivisht për Shqipërinë, Qipron dhe Italinë. Të tre këngëtarë shumë të talentuar e të njohur dhe këngët e tyre janë ndër më të pëlqyerat në Eurovizion. Para disa ditësh në një intervistë për ‘Wiwiblogs’ Eleni tregoi se është krenare se është shqiptare dhe janë parë shpesh bashkë me Eugentin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Në një postim në Instagram, Eugenti ka postuar foton me Elenin, me shqiponjën simbolike të flamurit shqiptar dhe e ka inkurajuar atë për performancen. “Ajo do ta ndriçojë skenën e ESC”,- shkruan Bushpepa krahas fotos. Ndërkohë, edhe Eleni në Instastory ka postuar një foto me disa nga konkurentët e këtij festivali, ku është bashkë me Eugentin dhe sigurisht ka vënë dhe flamurin shqiptar si ‘emoji’.

She'll literally light up the ESC stage!!! @foureira you rock girl!!🤘

A post shared by Eugent Bushpepa (@eugentbushpepa) on

Të fundit