Flash News

KRYESORE

Shqiptarët e mbetur në Europë, Pollo pyet qeverinë: Pse s`përdor Air Albanian-n për t`i rikthyer?

Shqiptarët e mbetur në Europë, Pollo pyet qeverinë: Pse

Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo i drejton një pyetje Qeverisë, pse nuk përdor Air Albanian-n për të sjellë në Shqipëri udhëtarët shqiptarë që kanë ngecur në Europë, pas mbylljes së kufijve për shkak të koronavirusit. Pollo shkruan se “çdo shtet po tenton t`i ndihmojë”, duke përmendur Austrian Airlines që do të bëjë udhëtime në Tenerife për riatdhesimin e qytetarëve të tyre.

Genc Pollo: Pse qeveria nuk përdor Air Albania-n për të sjellë në Shqipëri udhëtarët e ngecur në Europë? Kriza e koronavirusit, ndërprerja e fluturimeve nga linjat ajrore e mbyllja e kufijve në Europë zuri në befasi dhjetra mijë udhëtarë që po orvaten mes vështirësive të kthehen në shtëpi. Qindra bashkëatdhetarë tanë kanë ngecur nga Spanja në Suedi e më gjerë dhe nuk po gjejnë dot fluturim kthimi.

Çdo shtet po tenton t'i ndihmojë. Qeveria austriake ka pajtuar Austrian Airlines që të bëje fluturime riatdhesimi deri nga Tenerife në Atlantik. A nuk mundet qeveria shqiptare të angazhojë Air Albania-n për fluturime të tilla nga aeroportet ku kemi qindra shqiptarë që presin? E ka më të kollajtë

pasi është kompani që e ka themeluar me vendim të saj e ku shteti është bashkaksioner (ndërkohë që Austrian është private, pa aksione të shtetit). A nuk është rasti për të përdorur për mirë një kompani me origjinë problematike? Për të kompensuar disi mëkatin fillestar?

https://www.facebook.com/152421281464333/photos/a.597127353660388/3082396685133430/?type=3&theater

Të fundit