Flash News

KRYESORE

Shqiptarët e mbetur në kufi, Basha: Nuk mund të trajtohen si refugjatë nga shteti i tyre

Shqiptarët e mbetur në kufi, Basha: Nuk mund të trajtohen si

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për dhjetra shqiptarët e bllokuar në Kapshticë.

Në rrjetin social twitter ai shkruan se ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm.

Kryedemokrati thekson se qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari dhe se ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre.

Reagimi

“Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm. Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre. Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!”

Të fundit