Flash News

KRYESORE

Shqiptarët e Silicon Valley sjellin në Tiranë programin mbi shkencat kompjuterike dhe mentalitetin krijues

Shqiptarët e Silicon Valley sjellin në Tiranë programin mbi

Një grup të rinjsh shqiptarë që jetojnë në SHBA, janë vënë në krye të një iniciative që synon të sjellë në Shqipëri, një program tre vjeçar mbi shkencat kompjuterike dhe mentalitetin krijues. Projekti do të realizohet në bashkëpunim me “Code.X”, një organizatë jofitimprurese amerikane e universitetit të Stanford-it në Kaliforni, e cila ka eksperimentuar me sukses një program të ngjashëm 3 vjeçar me nxënës të shkollës së mesme në territoret palestineze.

“Është një program i parë për të mundësuar synimin tonë për ndërtimin e urës lidhëse midis diasporës dhe Shqipërisë. Është një program tre vjeçar me fokus nxënës të shkollave të mesme dhe me dy shtylla kryesore: shkencat kompjuterike dhe mentalitetin krijues. Është një model unik për vendin tonë sepse jo vetëm konsiston në një kurrikul avangarde, por edhe nga aspekti strukturor. Do të punohet me nxënësit duke i ekspozuar me praktikat më bashkëkohore në programim dhe në sipërmarrjen në tërësi”, deklaroi Ori Hoxha për Zërin e Amerikës.

Të fundit